spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Drenusha për moskërkim faljen e Atillës: As Serbia nuk i ka kërkuar falje Kosovës…

Drenusha Latifi ka folur sërish për hyrjen e Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka deklaruar se nuk ndjehet absolutisht e kërcënuar me prezencën e tij brenda shtëpisë, porse ka pritur një kërkim falje nga ai.

“Unë në shtëpinë e Big Brother, nuk ndjehem absolutisht e kërcënuar prej ish-partnerit tim apo babës së fëmijëve të mi. Unë nashta e kom këqyrë me një sy tjetër, kom mendu që ka ardhë me kërku falje”, ka deklaruar Drenusha

Ajo e ka krahasuar moskërkim faljen e tij me rastin mes Kosovës dhe Serbisë, ku Serbia nuk ka kërkuar falje Kosovës për krimet e bëra gjatë luftës.

“Nëse kish kërku falje jo veç baba i fëmijëve të mi, por edhe njerëzit më përpara që kemi pas probleme si për shembull në luftë me fqinjët tanë kur kemi qenë edhe këna prit 100 here kërkim falje për tyre po se kemi marr edhe unë pres një kërkim falje nga ai”, tha ajo.

“Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se Big Brother e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike”.

“Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkimfalje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, tha Drenusha.

“Na jemi në një proces për kujdestarinë e fëmijëve, sepse unë me të nuk kom mujt me gjet një bashkëpunim për sa i përket fëmijëve. Për ato që ka ndodh më përpara në shtetin e Suedisë, atje merret tjetërkush edhe s’ka të bëjë kurrgjë me këtë pjesë. Veç kërkimfalja kish mujt nashta atë pjesën e hidhërimit me ma zbut”, ka potencuar mes tjerash Drenusha.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit