spot_img
spot_img
Wednesday, January 29, 2025
spot_img
spot_img

Drenas: Zyrtari i Bankës Raiffeisen rrah dhëndrin, ndalohet për 48 orë

Një incident i rëndë është raportuar më 23 janar 2025, rreth orës 18:29, në fshatin Qikatov e Re, Komuna e Gllogocit. Në ngjarje ishin të përfshirë miku dhe dhëndri, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë nga policia.

Sipas burimeve i dyshuari, zyrtar i Bankës Raiffeisen në Drenas, ka sulmuar fizikisht dhëndrin e tij, pranë shtëpisë së këtij të fundit.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një përplasjeje verbale, kur i dyshuari e akuzoi viktimën se e kishte sharë nënën e ndjerë më herët dhe sërish atë ditë. Pas kësaj, zyrtari i RBKO dyshohet ta ketë goditur viktimën me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe duke e lënë pa vetëdije. Ngjarja ka ndodhur në sy të nënës së moshuar të viktimës, e cila ka qenë dëshmitare e momentit tronditës.

spot_img

Viktima ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në QKMF-Drenas, e më pas është transferuar në QKUK për ekzaminime dhe trajtim të mëtutjeshëm. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka mundur të japë deklaratë për policinë natën e incidentit, por vetëm të nesërmen.

Prokurori i shtetit ka klasifikuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ku pas këtij afati, siç mëson Sinjali, i dyshuari është lënë i lirë.

Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të rastit si dhe për të vendosur lidhur me kualifikimin ligjor meqë dyshohet se është përdor edhe arma në incident.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit