Shqipëria ka mësuar rivalët për kualifikueset në Kampionatin Botëror në futboll.
Shqipëria është në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkoviq, pajtohet me faktin se shorti i Zurich-ut e vendosi Serbinë në një grup jashtëzakonisht të vështirë, por thotë se fusha do të jetë kriteri i vetëm dhe se fituesi nuk do të dihet deri në raundin e fundit të kualifikimeve:
Stojkoviqi ka ndërruar mendjen për shqiptarët duke befasuar me deklaratë:
“Një grup shumë sfidues.
Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë.
Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e Konferencës së Ligës.
Jam i vetëdijshëm se dy duelet do të jenë interesante për disa arsye të tjera. Ekskluzivisht një histori sportive, një sfidë e madhe dhe një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike”..