Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka arritur një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke i sjellë Kosovës medaljen e artë nga turneu prestigjioz “Feliks Stamm Cup” që u zhvillua në Poloni.
Sadiku u shpall kampione në kategorinë deri në 60 kilogramë, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në duelin final ndaj boksieres britanike, Elise Glynn.
Meçi ishte mjaft i fortë dhe i luftuar, por Donjeta shkëlqeu veçanërisht në rundin e dytë dhe të tretë, të cilat i dominoi me vendosmëri dhe teknikë të pastër.
Fitorja e saj i siguroi medaljen e artë në këtë garë të nivelit të lartë, duke e konfirmuar edhe njëherë si një prej sportisteve më të suksesshme të boksit kosovar.