Monday, October 14, 2024
spot_img

Donald Trump i shpëton atentatit të dytë/ FBI reagon për të shtënat në Florida – Detaje nga sulmi me armë (FOTO)

Donald Trump ka rënë pre e një atentati të dytë. FBI ka konfirmuar se ish-presidenti ishte subjekt i një “tentative të dukshme vrasjeje” në klubin e tij të golfit në Florida.

Më herët pati të shtëna pranë fushës së tij të golfit, por konfirmohet se shërbimi sekret ka arritur të ndalë një tjetwr plan për eliminimin e tij.

“Incidenti në fushën e golfit të Trump duket të jetë një tentativë vrasje”, thuhet në deklaratën e FBI, ku theksohet më tej se po heton “një atentat të dytë për të vrarë Trump”. Ka raportime se i dyshuari ishte ndërmjet pemëve, i armatosur me një pushkë AK-47, nga ku hapi zjarr.

Donald Trump i shpëton atentatit të dytë/ FBI reagon për

Armët dhe çanta e gjetur

Zyrtarë të shumtë të zbatimit të ligjit kanë thënë se i dyshuari i armatosur u pa pranë fushës së golfit nga një anëtar i ekipit të Shërbimit Sekret të SHBA-së të Donald Trump, teksa ish-presidenti po luante golf.

I dyshuari thuhet se u largua nga vendi i ngjarjes pasi kishte shkëmbyer zjarr me agjentët e Shërbimit Sekret.

Donald Trump i shpëton atentatit të dytë/ FBI reagon për

CBS raporton se një makinë me të njëjtën targë u ndalua në Martin County dhe një person u arrestua. Është e paqartë nëse është personi i armatosur, por besohet se është dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit po e marrin në pyetje.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit thonë se një armë e stilit AK-47 dhe është gjetur në vendngjarje pranë fushës së golfit.

Donald Trump i shpëton atentatit të dytë/ FBI reagon për

Në një deklaratë pak kohë më parë, ish-presidenti tha se ishte “i sigurt dhe mirë” pas të shtëna me armë zjarri në afërsi të tij.

Incidenti vjen afërsisht dy muaj pas atentatit të bujshëm ndaj Trump gjatë një mitingu në Butler, Pensilvani. Ish-presidenti u plagos në veshin e djathtë, ndërsa atentatori një 20-vjeçar u ekzekutua nga snajperistët e shërbimit sekret.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit