Wednesday, May 7, 2025
spot_img

Dodik sfidon autoritetet qendrore: Jam i mbrojtur nga forcat e Republikës Sërpska

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, i cili është përballur me kërkesa për arrestim nga autoritetet qendrore të Bosnjë dhe Hercegovinës, ka reaguar me një deklaratë sfiduese ndaj institucioneve të Sarajevës, duke theksuar se nuk do të lejonte askënd ta arrestonte.

“Jam i siguruar nga strukturat e Republikës Sërpska. Policia dhe njësitë tona elitare janë të gatshme për çdo situatë. Ata nuk janë thjesht profesionistë, por njerëz që e kuptojnë se çdo sulm ndaj meje është një sulm ndaj vetë entitetit tonë”, u shpreh Dodik.

Ai nënvizoi se mbështetja që gëzon nga strukturat e sigurisë së Republikës Sërpska është e padiskutueshme.

“Këto forca janë të përkushtuara ndaj mbrojtjes së Republikës Sërpska dhe asaj që ajo përfaqëson. Kjo është arsyeja që nuk këshilloj askënd të tentojë veprime kundër meje”, paralajmëroi ai.

Dodik e përmbylli reagimin e tij duke thënë se çdo përpjekje për arrestimin e tij do të përballej me rezistencë: “Ne jemi të përgatitur të mbrojmë veten”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit