spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Dodik refuzon të marrë pjesë në seancën e shpalljes së aktgjykimit: “Nuk jam i detyruar”

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, deklaroi të dielën se nuk do të marrë pjesë në seancën e shpalljes së aktgjykimit në Gjykatën e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila është parashikuar për 26 shkurt.

Vendimi gjyqësor lidhet me akuzat ndaj tij dhe drejtorit të përkohshëm të Gazetës Zyrtare, Milos Lukiq.

Më herët, avokati i Dodikut, Goran Bubic, kishte theksuar se klienti i tij kishte mundësinë të mungonte në seancë, duke e lënë vendimin e hapur. Tashmë, Dodik ka bërë të qartë se nuk do të marrë pjesë.

“Nuk do të shkoj dhe as nuk jam i detyruar. Askush nuk më obligon të marr pjesë. Koha kur njerëzit përndiqeshin për arsye politike ka kaluar prej kohësh. Do të mundohemi të negociojmë deri në fund, por nëse kjo nuk funksionon, kemi një Plan B,” tha Dodik, sipas RTRS.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit