Gazetarja Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, në një rrëfim ndryshe zbuloi detaje nga jeta e saj personale dhe eksperienca e saj si nënë dhe bashkëshorte.
Mes lotësh, Anita kujtoi periudhën e vështirë të shtatzënisë që kaloi me një nga fëmijët e saj, me Trimin.
Gazetarja tha se në shtatzëninë me Trimin u diagnostikua me “placenta plevia” dhe se doktori e këshilloi të hiqte mitrën. Por ajo nuk pranoi duke marrë përsipër të gjitha risqet.
Me batuta tha se iu përgjigj doktorit: “Jo i thashë unë po ma hoqe mitrën gjeja Ramushit një nuse tjetër”.
“Do i kisha dashur 6 fëmijë dhe jam mama çunash. Do kisha dasht të kisha 5 çuna dhe një gocë, që të ma mbanin gocën në pëllëmbë të dorës…Me Trimin kam pas placenta previa dhe doktori më thotë do të heq mitrën. Jo thashë unë po ma hoqe mitrën thashë gjeja Ramushit një nuse tjetër. Ai më tha se do kesh komplikime, e unë i thashë s’ka problem i marr përsipër të gjitha”, tha Anita Haradinaj në podcastin e Orinda Hutës.