Xheneta ka folur hapur në lidhje me situatën e saj emocionale me Gjestin.
Ajo iu përgjigj disa pyetjeve nga publiku, që rrotulloheshin rreth saj dhe Gjestit, të cilët më parë kanë pasur një raport dashurie.
Si u ndje Xheneta kur pa që Egli dhe Gjesti u puthën në “Big Brother”?
“Nuk kam pse të ndihem as mirë as keq, nëse ata duan të lidhen, suksese”, u shpreh Xheneta.
“Nuk kam pas qëllim të lidhem në Big Brother, jam lidh me të për atë shpirtin e tij fëminor që ka… Jo që i ka ato kritere që unë dua të këtë një mashkull”, tha ajo më pas duke treguar se përse u lidh me Gjestin.
A ka ndryshuar sjellje Gjesti ndaj Eglit pasi pa intervistën e saj në “Fan Club”?
“Ndonjëherë mendoj se po, ndonjëherë se jo, jam 50/50”, tha ajo.
“Mashtrues, narcist, dhe ka zemrën e mirë”, tha ajo kur u pyet sesi do ta përshkruante Gjestin me tre fjalë.
Pyetjes nëse do të bënte një bebe me Gjestin, ajo tha: “Jo”.