spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Djali kanos babanë, burri sulmon gruan!

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit. Në raportin policor bëhet e ditur për sulm ndaj prindërve, sulm ndaj bashkëshorteve e kërcënime.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Obiliq, Lipjan, Gjilan, Prizren, Klinë, Pejë, Istog e në veri të Mitrovicës.

Më poshtë mund ta lexoni raportin e plotë të Policisë:

Obiliq  01.08.2024-11:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, djali i tij e kishte kanosur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

Lipjan 01.08.2024-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari i ka shkaktuar dhunë psikike. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjilan 31.07.2024-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes telefonit i ka dërguar mesazhe ofenduese dhe kërcënuese ish bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren  01.08.2024-01:00. Është  arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Klinë 01.08.2024-13:46. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurt. Rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë 31.07.2024-11:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Istog 31.07.2024-10:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshja, i dyshuari  mashkull kosovar,  djali i vëllait, ka kryer veprën e lart cekur. Po ashtu lidhur me rastin, janë konfiskuar armët: një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim mbi ndalim policor për 48 orë.

Malishevë 01.08.2024-15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që, i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rr. Ivo Lola Ribar, Mitrovicë Veri 31.07.2024-16:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në mbajtje lidhur me një rast tjetër. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit