Sunday, October 13, 2024
spot_img

Djali i Shpejtim Bulliqit një hap drejt punësimit në Qendrën e Studentëve

Arbër Bulliqi, djali i kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi është shumë afër punësimit si zyrtarë për Sport dhe Rekreacione në Qendrën e Studentëve.

Ai është përzgjedhur i pari në listë për intervistë me gojë pasi ka kaluar me sukses fazat e testimit.

Qendra Studentorë ka hapur konkurs për punësimin e një zyrtari për Sport dhe Rekreacione. Konkursi i hapur me 30 maj ndërsa me 8 korrik vetëm tre kandidat kanë plotësuar kriteret për t’u testuar me shkrim. Në mesin e tre kandidatëve, është edhe djali kryetarit të Podujevës Shpejtim Bulliqit. Arbër Bulliqi është listuar i pari në listë.

Me 24 korrik, Qendra e Studentëve ka publikuar listën me dy kandidat që kanë kaluar fazën e testimit me shkrim dhe pritet që t’i nënshtrohen intervistës me gojë me 8 gusht.

Në këtë njoftim të publikuar në sajtin e Qendrës, emrat e kandidatëve nuk janë publikuar me emra siç ndodh çdoherë në konkurs, por janë publikuar me numër të protokollit.

Gazeta mëson se njëri nga dy kandidatët e thirrur për intervistim është edhe djali i kryetarit, Shpejtim Bulliqi.

Lidhur me këtë nuk është përgjigjur as Arbëri por as kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, derisa ka folur vetëm Drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari.

I pyetur se a ka ndikuar pozita e kryetarit të Vetëvendosjes në Podujevë, Shpejtim Bulliqit në punësimin e djalit të tij në këtë pozitë, ai ka thënë se “Bulliqi nuk është askush për ne”.

“Konkursi është në proces. Unë nuk ndërhy në komision, ka kohë… Çfarë ndikimi mundet me pas? Ai nuk është prokuror. Ai mundet me qenë në Podujevë çka t ‘dush po tek ne nuk është ashkushi hiç”, ka deklaruar Rudari.

Kujtojmë se Ekrem Rudari është parë si njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Në profilin e tij në Facebook, ai ka një mori fotografish me kryeministrin Kurti.

Po ashtu, edhe vëllai i tij, Patriot Rudari ka qenë asamblist i Vetëvendosjes në Podujevë.

Në konkursin e hapur me 30 maj, janë cekur dy kritere. E Para ‘Diplomë Universitare’ dhe e dyta ‘të paktën 1 vit përvojë pune në këtë lami”.

Kandidati i përzgjedhur, Arbër Bulliqi ka ofruar dëshmi për të parën pasi ai ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve në mars të vitit 2023.

Por, dyshimet janë tek përvoja e punës. Ende nuk dihet nëse Arbër Bulliqi ka ofruar dëshmi se ka pasur 1 vit përvojë pune në fushën e sporteve dhe rekreacioneve pasi ai ka diplomuar vitin e kaluar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit