spot_img
Thursday, December 5, 2024
spot_img

Djali i komandant Gani Imerit mbështet Rrahman Ramën për deputet nga radhët e PDK-së

Arian Imeri, djali i ish-komandantit, tashmë të ndjerit Gani Imeri, ka dal haptas në mbështetje të kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Gjeneral Rrahman Rama.

Kështu ka bërë të ditur vet i riu Arian Imeri, i cili ka thënë se edhe babai im po të ishte gjallë do ta mbështeste Gjeneralin në rrugëtim e tij politik që ka nisur, ashtu do ta mbështesim dhe ne, dhe po ashtu do të jemi krah për krah më të në këtë sfidë.

“Të prift e mbara, Gjeneral Rama”, ka shkruar ndër tjera, Arian Imeri.

Postimi i plotë i tij:

Rrahman Rama, dikur komandant i ZOSH-it, ndau të njëjtën zonë dhe qëllim me babain tim, komandant Gani Imerin – çlirimin e atdheut nga pushtuesi. Pas luftës, përkushtimi i tij në TMK dhe si Gjeneral në FSK dëshmoi vizionin dhe aftësinë e tij për shtetndërtim. Sikur babai të ishte gjallë, do ta mbështeste Gjeneralin në rrugën e re që ka nisur në politik.

Pa dyshim, edhe unë do të jem krah për krah me të në këtë sfidë.

Të priftë e mbara, Gjeneral Rama!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit