spot_img
Wednesday, January 1, 2025
spot_img

Dita e Veteranit/ Lahi Brahimaj takon Ali Ahmetin dhe shumë bashkëluftëtarë

Në shënimin e Ditës së Veteranit, një moment i rëndësishëm për të kujtuar sakrificat dhe rrugëtimin e lavdishëm drejt lirisë, gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka shprehur përkushtimin e tij për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së Kosovës.

Në një pritje të organizuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, Brahimaj u bashkua me bashkëluftëtarë dhe figura të rëndësishme, ndër ta edhe Ali Ahmeti, duke ndarë kujtime nga koha e luftës çlirimtare dhe duke riafirmuar vlerat që mbeten të gjalla.

Brahimaj theksoi se përvoja e tij si luftëtar dhe angazhimi në periudhën pas çlirimit janë udhërrëfyes për angazhimin e tij politik dhe institucional.

“Dita e Veteranit është moment reflektimi për rrugëtimin tonë të përbashkët, ku çdo hap drejt lirisë u bë me sakrificë dhe vendosmëri të pathyeshme.

Sot, në pritjen e organizuar nga kryetari Ramush Haradinaj, pata rastin të takoj shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së, ndër ta edhe vëllain tonë Ali Ahmeti. Çdo takim i tillë na kthen në kohën e lavdishme të luftës çlirimtare.

Bashkimi ynë në këto momente të shënuara dëshmon se vlerat e luftës dhe idealet për të cilat luftuam, mbeten të gjalla në zemrat tona, duke na frymëzuar për të ardhmen”, shkruan kandidati për deputet nga AAK-ja.

Kandidatura e tij për deputet në radhët e AAK-së shihet si një mundësi për të përfaqësuar denjësisht vlerat e luftës dhe për të kontribuar në avancimin e zhvillimit të Kosovës.

https://www.facebook.com/share/p/bzJ8cb4bd9cgBqaU

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit