spot_img
Thursday, April 17, 2025
spot_img

Dita e pazareve në Kuvend: “Zëvendësministër në Mbrojtje ose Shëndetësi”, “Jo, kryeministër nuk e pranon” – publikohen mesazhe të reja në Kuvend

Publikimi i mesazheve të shkëmbyera gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të nxjerrë në pah prapaskena dhe koordinime të brendshme politike.

Së fundmi, kamerat kanë kapur deputetin Fikrim Damka teksa komunikonte përmes telefonit me dikë tjetër, në një bisedë që lidhet me procesin e ndjeshëm të ndarjes së posteve.

Sipas mesazheve të publikuara nga ATV, sfida aktuale duket të jetë zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit dhe pozicionimi i përfaqësuesve të komuniteteve në poste të ndryshme qeveritare.

“Fidani le ta propozojë zëvendësministrin në Ministrinë e Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare më mirë Emilja”, thuhet në mesazh

“Jo kryeministër, nuk e pranon”, kthehet përgjigjja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit