spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Diplomati britanik: Kurti po rrezikon qasjen e tij sovraniste

Qeveria e Kosovës po këmbëngul që sa më shpejtë të hapet ura e Ibrit në mënyrë që të qarkullojnë automjetet.

Mirëpo disa nga shtetet aleate të Kosovës nuk po e shohin të arsyeshme që në këtë fazë të hapet ura e cila ndan qytetin e Mitrovicës.

Diplomati britanik, Timothy Less, vlerëson kryeministri Kurti duhet të jetë më i kujdesshëm me qasjen sovraniste të tij.

Britaniku thotë se nuk do të ishte politikë e mençur nëse Kosova vazhdon ta shtyj përpara këtë ide.

“Qeveritë perëndimore nuk duan të rrezikojnë çmimin e madh, që është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për çmimin e vogël të normalizimit të lidhjes rrugore përmes Mitrovicës. Kjo padyshim nuk i përshtatet z. Kurti, i cili është i padurueshëm për të bërë përparim me qëllimin e tij për të vendosur sovranitetin e Prishtinës mbi Kosovën veriore. Megjithatë, duke pasur parasysh se ura ka qenë një pikë zjarri për dhunën në të kaluarën, nuk do të ishte e kujdesshme të shtyhej kjo ide pa bekimin e Perëndimit dhe dyshoj se ai do të duhet të tërhiqet për momentin”, tha Less.

Kurse profesori nga Johns Hopkins University, Daniel Serwer, thotë se Kurti e di më mirë se si është situata në terren dhe i ka këshilluar shtetet perëndimore që të merren me çështje më të mëdha.

“Çështja kryesore është nëse mund të bëhet hapja e urës pa krijuar çrregullim. Ai sigurisht që është më afër situatës sesa unë. Dhe autoriteti i tij sovran nuk është në dyshim. Çështja është fizibiliteti dhe pasojat. Mendoj se është koha që vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, të shqetësohen për çështje më të mëdha”, tha Serwer.

Ndërsa Less, ka treguar arsyet se pse shtetet perëndimore po hezitojnë që ta shtyjnë përpara këtë ide.

“Mendoj se arsyeja është e thjeshtë – qeveritë perëndimore e kundërshtojnë hapjen e urës pikërisht tani, sepse nuk duan të largojnë Serbinë. Dialogu tashmë është në telashe dhe qeveritë mendojnë se një tjetër lëvizje e njëanshme e Kosovës për të integruar veriun në pjesën tjetër të Kosovës mund ta përfundojë atë. Kjo nuk do të thotë që qeveritë e kundërshtojnë hapjen e urës në parim. Përkundrazi, jam i sigurt se ata do të donin që kjo të ndodhte në një periudhë tjetër. Ata mbështesin pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të saj ekzistues, duan që ajo të jetë një sukses dhe mungesa e lidhjeve normale rrugore ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës është në kundërshtim me këtë pikëpamje”, vlerëson diplomati britanik.

Së fundmi qytetarët serb në veri kanë dalë në protesta për ta kundërshtuar hapjen e urës së Ibrit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit