Dimal Basha, kandidat i LVV’së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, e ka bërë të ditur se do të jetë deputet i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Basha, i cili u karakterizua me fjalor të pistë përgjatë fushatës zgjedhore dhe deklarata kontroverze përgjatë katër viteve mandat, bëri të ditur se kjo është hera e tretë radhazi që do të jetë deputet.
“Shumë dashni për gati 400 mijë prej jush që keni zgjedhur Lëvizjen si partinë më të madhe në vend, si dhe Kryeministrin KURTI si kandidatin më të votuar në historinë e vendit tonë!
Për mua do t’jetë nder e privilegj që do t’jem për herë të tretë radhazi përfaqësues i juaji në Parlamentin e Republikës. Mirënjohje nga zemra për besimin dhe vlerësimin e 25 mijë qytetarëve.
Faleminderit dhe do t’vazhdoj të shërbej me nder e përkushtim që besimin tuaj t’ua kthej me punë t’mira për vendin!“, ka thënë Basha.