spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

Dilemat e epokës Trump

Nga Dr Adil MUSTAFA

N/kryetar dhe zëdhënës i PL.Ilirida

Para disa ditësh, bota mbajti frymën! Trump apo Harris?! Ekuacioni u zgjidh, republikanët fituan bindëshëm, madje në mënyrë të trefishtë. Presidentin, Dhomën e Kongresit dhe Senatin. Para,tash dhe më pas, do të shkruhet, komentohet, debatohet, do hidhen ne treg teori konspiracioni lidhur me befasinë Trump, ose më saktë me fitoren jashtë çdo parashikimi.

Në këtë aspekt nuk kam përse të hyj në analizë të mirëfilltë. Pse? Për arsyen e thjeshtë, janë mediat presigjioze, personalitet botërore, mendimtare e analistë, studiues e shkencëtare, politikologë e filozofë që do të japin idetë e tyre lidhur me fenomenin e zgjedhjeve në SHBA-në. Unë modestisht do të përpiqem që të ngre disa hipoteza lidhur me atë çka ndodhi në këto zgjedhje në SHBA? Cfarë pritet të ndodhë me epokën Trump?

Sa peshë kanë rregullat dhe standartet demokratike dhe a qëndron fuqia ekonomike më lart sesa vetë demokracia? Pse Evropa shfaq skepticizëm, a do të përdoret “benzina”, apo “uji” në vatrat e konflikteve dhe luftërave? Cfarë do të ndodhë me Ballkanin, shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti? Epoka Trump nuk mund të parashikohet që tani, por duke i’u referuar fjalimeve dhe deklaratave të tij, një gjë është e sigurtë, shumë gjera nuk do të jenë më si deri më tash. Një tjetër cështje që u shfaq në këto zgjedhje ishte mënyra sesi u prit në Evropë zgjedhja e Presidentit Trump. Është fakt që shumë vende evropiane e shohim Administratën Trump me skepticizëm. Kjo ndodh për shkak se koncepti i Trumpit është: boll kemi punuar dhe investuar për të tjerët, tash ata duhet të punojnë për ne!. E kam fjalën për tarifat e mallrave, apo për taksën që secili shtet duhet të paguajë … përshembull për Naton.

Lexoni deklaratën e Presidentit frances Macron i cili shprehet: “Të zgjohemi, të mbrojmë Evropën. Të mos delegojmë sigurinë tonë te amerikanët”. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar se ndodhemi të një tjetër epokë. Amerika do të jetë në funksion të kombit të saj duke forcuar ekonomine, duke frenuar emigracionin e paligjshëm, duke rritur tarifat dhe taksat për pjesën tjetër të botës . Me një fjalë, Amerika nën udhëheqjen e Trump do t’i tregojë botës jemi NE që diktojmë politikat botërore, që ndalim luftërat, që rrisim standartin ekonomik dhe që përhapim vlerat demokratike anekënd globit. Në fakt filozofia Trump më së paku duhet parë si dritë shpresë për popujt e shtypur, për ata që vuajnë nga konfliktet e luftërat, për ato vende ku zien krimi e korrupsioni.

Në këtë drejtim e shoh me shumë pozitivitet vizionin e Presidentit Trump. Ajo që më ra në sy tek këto zgjedhje ishte fuqia ekonomike e cila ishte mbizotëruese, ndaj platformave e programeve politike e kombëtare. Dmth nëse futemi tek mënyra sesi u krye fushata dhe kush triumfoj në këto zgjedhje në SHBA, dalim në një konstatim që ekonomia mbizotëroj ndaj demokracisë. Të gjithë analistët dhe vezhguesit arritën në konkluzionin se fuqia ekonomike e i zbehu vlerat demokratike. Kur flasim për zgjedhjet në Amerikë, ashtu si kombe e shtete të tjera, edhe kombi shqiptar ishtë totalisht i përqëndruar. Kjo është e vetëkuptueshme, sepse për ne shqiptarët, Amerika ka qenë shpëtimi, mbetet aleati ynë strategjik dhe do të jetë mbrojtesë e kombit shqiptar. Tash dihet botërisht që shqiptarët janë kombi me pro amerikan në botë. Në këtë aspekt nuk kam asnjë dyshim, që pavarësisht se kush është President i SHBA-ve, kurrë nuk do të ndryshojë mbështetja ndaj shqiptarëve.

Amerika, në fakt të gjitha Administrat kanë treguar se e duan kombin shqiptar, që kanë investuar për të krijuar kombin e shtetin që na dhanë tapinë e pavarësisë së Kosovës e që po e pastrojnë Shqipërinë nga korrupsioni e krimi i organizuar. Andaj edhe tash e tutje unë vlerësoj se politika amerikane nuk do të ndryshoje ndaj kombit shqiptar, por do të jetë me efikase dhe me përkrahëse për vlerat demokratike. Cështja është diku tjetër, a do të përfitojnë qarqet antishqiptare të riaktivizojnë teza territoresh, dhe a do të përpiqet Serbia ta përdorë fitoren e Trump si trampolinë për të ndjekur politika shovinista? Unë mendoj se këto përpjekje do të dështojnë sepse kam bindjen e madhe se Trump dhe Administrata e tij do të ndjekin logjikën e deritanishme: paqë, stabilitet, prosperim, jo konflikte e luftë.

Kjo vlen edhe për Ballkanin ne tërësi. Në këtë shkrim nuk mund të lë pa përmendur Rusinë. Me saktë mënyra sesi Putin e priti fitoren e Trump?! Nuk ishte ndër të parët që e uroj, pri dhe më pastaj lëshoj një deklaratë duke e konsideruar Trump… burrë…. Tash ka shumë pikëpyetje sesi do të zhvillohet ngjarjet, cilat do të jenë marrëdhëniet Moske-Uashington, sesi do të jetë marrëdhënia Trup-Putin, sesi do të shkojë halli i Ukrahinës etj.

Në këtë aspekt ka dy linja mendimet: nga një anë thuhet në prapaskenë se tash do të jetë një epokë ku do sundojnë dy supërfuqi, SHBA dhe RUSI… duke zbehur peshën e Evropës, në një anë tjetër thuhet se Rusia e Putinit do të hyjë në “shpellën” e saj sepse Trump do tja mbyllë rubinetat ekonomike, të tregut, apo të konflikteve. Për në fund e shoh në nevojshme të jap një gjykim timin se cfarë pritet të ndodhë me Ballkanin, a do të riaktivizohet influence ruse, ku merr zemër Serbia, apo Epoka Trump do t’i japë fund njëherë e përgjithmone kësaj dileme. Shpresoj dhe besoj variantin e dytë: serbët e sllavët të mos shohin ëndrra me sy hapur sepse askush nuk guxon të bëjë lojra me investimin dhe imazhin amerikan.

Në këtë pikë duhet të jemi të qartë, Kosova është bekim amerikan dhe pikë. Por, elita politike në Kosovë nuk duhet të flejnë gjumë dhe as nuk duhet të bëjë veprime që bie ndesh me rekomandimet e BE-së dhe sidomos të SHBA-së. Qeveria Kurti sot, dhe të tjerat që do të vijnë pas saj, duhet ta kuptojnë se Amerika është si një PRIND sa i dhimbshëm, po aq edhe i RREPTË. Ndaj cdo veprim që bie në kundërshtim me rekomandimet e SHBA-së është i dëmshëm për Kosovën dhe kombin tonë. Në cilësinë e nëkryetarit të Lëvizjes Ilirida dhe zëdhënësit të saj politik, dua të pohoj se ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me Administratën Trup. L. Ilirida e shikon SHBA-në, jo vetëm partner strategjik, por si një prind që na e do të mirën, që na ndihmon për forcimin e demokracisë dhe që na përkrah në forcimin e kombit tonë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit