Fotografitë i ruan me krenari dhe ndihet krenar që ka qenë mbrojtje e afërt e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në periudhën 2006-2010.
Është fjala për Fatmir Gubetinin nga Vushtrria.
Si polic i njësisë speciale ka qenë një kohë të shkurtër edhe mbrojtje e afërt e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.
Fatmir Sejdiu, president i Kosovës në vitet 2006 – 2010 dhe Fatmir Gubetini, mbrojtje e afërt
“Mbrojtje e afërt e presidentit dr. Rugova kam qenë pasi ka ndodhur atentati ndaj tij dhe deri në ditën e fundit të jetës së tij”, thotë Gubetini.
Gubetini thotë se “janë periudha që kurrë nuk t’i shlyej nga kujtesa e tij”.
Ku gjendet tani Gubetini dhe me çka merret?
Aktualisht është delegat i hendbollit në Superligën e Kosovës.
Familjarisht janë të lidhur ngushtë me hendbollin.
Djali dhe vajza i luajnë hendboll.
Gubetini është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.