Wednesday, March 26, 2025
spot_img

Digjet një shtëpi në Shtërpcë, gjendet një grua e vdekur

Një grua është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Shtërpcë e cila ishte përfshirë nga zjarri më 24.03.2025 rreth orës 06:30, njofton Policia e Kosovës.

Trupi i pa jetë ishte gjetur pasi zjarrfikësit kishin fikur zjarrin.

“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.” – njoftoi Policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit