Një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga flaka, sonte rreth orës 19:10.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Kanun Veseli nga policia rajonale e Ferizajt. Ai ka thënë se edhe nuk dihen shkaqet e incidentit të zjarrit.
“Është raportuar për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Bibaj të Ferizajt. Patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes”.
“Për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët. Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen”.
“Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.