Tuesday, October 15, 2024
spot_img

Dialogu Prishtinë-Beograd, shpresë te Kallas për të shtyrë përpara procesin

Kryeministri Albin Kurti, pas përfundimit të punimeve të Procesit të Berlinit, deklaroi se Kosova po pret që Komisioni i ri Evroian të ketë një dinamikë të re për dialogun me Prishtinës dhe Beogradit.

Edhe njohësit e procesit janë optimistë se shefja e re e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, mund t’i japë një drejtim të ri dialogut duke mësuar nga gabimet e shefit aktual Josep Borrell.

Analisti Arbënor Sadiku thotë: “Nëse nuk ndryshon kurrgjë, pres që ta bëjë një restartim të dialogut dhe njëfarë forme të bëjë një analizë të qartë se çfarë nuk ka funksionuar nën udhëheqjen e zotit Borrell dhe përfaqësuesit të tij zotit Lajçak, cilat kanë qenë ngecjet dhe ku mund të shtyhet procesi përpara”.

Ndërsa politologu Fidan Uka thekson: “Mendoj se duhet të hartohet një strategji më balancuese për zbatimin e dakordimeve sepse përgjatë kësaj kohe kërkesat kanë qenë vetëm në adresë të Kosovës, sidomos për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kanë munguar kërkesat konkrete ndaj palës tjetër”.

Së fundmi, emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, kritikoi Kosovën dhe Serbinë se nuk po zbatojnë marrëveshjet. Ndonëse pranohet se ka një sfidë të tillë, Bashkimi Evropian që është në rolin e ndërmjetësit, shihet fajtor që nuk ka arritur të shfaqet më i vendosur për zbatimin e marrëveshjeve.

“Ata janë aty për të bindur palët që marrëveshja duhet zbatuar jo vetëm nënshkruar dhe në këtë rast BE ka dështuar përveç disa takimeve që janë mbajtur për fotografi”, deklaron Sadiku.

Presioni që është bërë ndaj Kosovës kryesisht për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa i kërkuar Beogradit respektimin e obligimeve të saj, mund të ndryshojë në vlerësimin e analistëve.

Uka shprehet: “Kjo qasje selektive e po ashtu jo e drejtë e BE-së unë besoj që me ardhjen zonjës Kallas do të ndërrojë dhe do të jetë një qasje më e balancuar e po ashtu do të ketë kërkesa ndaj të dyja palëve në formë të barabartë”.

Kosova ende kërkon dorëzimin e Millan Radoiçiçit dhe grupit të tij që akuzohen për sulmin terorist në Banjskë, tërheqjen e letrës së ish-kryeministres Ana Brnabiç si dhe firmosjen e Marrëveshjes bazë dhe Aneksit të saj që u arritën vitin e kaluar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit