spot_img
Friday, October 25, 2024
spot_img

Dialogu në qorrsokak, Maloku: Edhe Kosova ka kontribuar, BE ka pas raport dyfytyrësie

Politologu, Labinon Maloku ka thënë se për situatën aktuale në dialogun Kosovë-Serbi, që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka thënë se është në qorrsokak, ka kontribuar edhe Kosova me veprimet të pafavorshme.

Maloku ka thënë se në procesin e dialogut Bashkimi Evropian ka pasur raport dyfytyrësie ndaj Kosovës.

“Në qoftë se themi se si pasojë e mungesës së vizonit ka qenë më shumë ipmontente në raporton me përqasjen e dialogut, atëherë mund të konsiderohet në qorrsokak. Sa e kemi ndihmu edhe ne në këtë qorrsokak, ky është fakt. Bashkimi Evropian si strukturë në raport me Kosovën ka pas raport dyfytyrësie, por paralelisht kësaj garnitura udhëheqëse e vendit nuk ka arrit të bindë BE në çështjen e dialogut duke krijuar situata të pafavorshme dhe të pavolitshme, në mos të kuptuarit të këtij pa-vizioni të BE-së”, ka thënë Maloku.

Ai ka thënë se dialogu nuk mund të vlerësohet i vdekur, pas BE është ajo që vendos se kur mbyllet ky proces, duke shprehur shpresën se udhëheqësia e re e Bashkimit Evropian do të t’i jep dinamikë të re procesit.

Mirëpo për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dialogu në mes dy vendeve është në një qorrsokak.

Madje Konjufca thotë se Bashkësia Ndërkombëtare është e njëanshme në këtë drejtim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit