Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Dhurata ushtarake për mysafirët e paradës në Moskë

Të ftuarit që morën pjesë në paradën ushtarake të 9 majit në Sheshin e Kuq në Moskë u pritën me dhurata të veçanta, raportoi korrespondenti i agjencisë RIA Novosti.

Sipas raportimit, për secilin mysafir në tribunat e nderit ishte përgatitur një çantë shpine me ngjyrë maskimi, e cila përmbante një batanije, ujë dhe çokollatë. Gjithashtu, seti përfshinte një kapele ushtarake, dylbi, mantel shiu, një distinktiv dhe një kopje të gazetës Veçernjaja Moskva të datës 9 maj 1945 me lajmin për kapitullimin e Gjermanisë.

Për më tepër, të pranishmit morën edhe librin e Aleksandër Tvardovskit “Vasilij Terkin” si dhe një lojë shoqërore me temë lufte, të titulluar “Sulmi ndaj Berlinit”, transmeton Index.

Presidenti rus Vladimir Putin, së bashku me veteranë të luftës, mysafirë dhe liderë të huaj ndoqën paradën nga tribuna qendrore. Në këtë kremtim të Ditës së Fitores në Moskë morën pjesë përfaqësues të 27 shteteve të huaja.

Ndër ta ishin presidenti i Kinës Xi Jinping, presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, kryeministri sllovak Robert Fico, presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik, presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel, sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit To Lam, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah El-Sisi, presidenti palestinez Mahmoud Abbas, presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro, presidenti i Etiopisë Taye Atske Selassie dhe presidenti i Guinesë Bissau Umaro Sissoco Embalo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit