Monday, October 14, 2024
spot_img

Dhunuan blogeren në restorant, motrat Berisha rezultojnë në Shqipëri sipas TIMS; sekuestrohen dy makina

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë në kryeqytet ku blogerja Klea Prenga u godit në fytyrë me shishe qelqi nga ish-banorja e BBV, Antonela Berisha dhe e motra Marinela Berisha, teksa po darkonte në një restorant.

Antonela dhe Mariela Berisha janë shpallur në kërkim, por policia ende s’ka rënë në gjurmë të tyre.

Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar dy automjete, makinën që dy motrat kanë pasur natën e ngjarjes dhe mjetin me të cilin kanë lëvizur pas dhunimit brutal të 24-vjeçares.

Zyrtarisht, sipas TIMS, ish-banorja e BBV dhe e motra nuk janë larguar jashtë vendit.

Prokurori ka nxjerrë urdhër ndalimet për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit