Sunday, October 13, 2024
spot_img

Dhunë në një familje në Prishtinë: Burri e bën për spital bashkëshorten

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Gratë janë ato që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët dhe kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se gruaja e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Njësitet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të rastit dhe si rezultat kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit