spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Dhunë në një familje në Istog: Gruaja e rra bashkëshortin dhe dy fëmijët e vegjël

Dhuna në familjet kosovare po vazhdon të rritet. Jo rrallëherë në tilla raste ka edhe abuzim e keqtrajtim të fëmijëve të mitur. Kështu dyshohet se ndodhi së fundmi në Saradran të Istogut, ku një 23-vjeçare u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve të tyre.

Rasti u denoncua nga burri i të dyshuarës, i cili kërkoi ndihmën e Policisë.

Siç merret vesh, e dyshuara është një 23-vjeçare, e cila dyshohet se e ka sulmuar fizikisht burrin dhe fëmijët e mitur, njëri 6 vjeç dhe tjetri 8 vjeç.

Bazuar në informacionet e para, ky nuk është rasti i vetëm i dhunës nga gruaja, prandaj burri ka dorëzuar në Polici edhe pamje të rasteve të tjera.

Pas raportimit të rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprat “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i fëmijëve”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit