spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Dhunë në familjen pejane: Burri e sulmon gruan me mjet të fortë, i vërsulet edhe vajzës

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Katund i Ri në Pejë, ku një person dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me vajzën e mitur kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari fillimisht e ka sulmuar gruan me një mjet të fortë e më pas i është vërsulur edhe vajzës e cila tentoi të ndërhyjë për ta mbrojtur nënën.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policorLidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit dhe inicimin e hetimit ndaj tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit