Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me çmime të larta të produkteve ushqimore nëpër marketet e vendit.
Janë publikuar çmimet e një produkti, Prince Caffe, në Kosovë dhe në Zvicër, Austri e Shkup.
Derisa ky produkt prodhohet në Kosovë, ai shitet në një market të Kosovës me çmim 7.99€.
Kurse e njëjta kafe prej 500gr në Zvicër shitet për 5.95 franga, në Austri 2.95€ kurse në Shkup 3.85€.



