spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Detajet e aktakuzës: Ja për çfarë akuzohet ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të hënën ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Sipas njoftimit të PSRK-së, Krasniqi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar”.

Sipas asaj që mëson media përmes burimeve brenda prokurorisë, Krasniqi akuzohet për shitblerjen e energjisë elektrike në mënyrë të kundërligjshme derisa ishte pjesë e KEK-ut.

“I pandehuri N.K. në cilësinë e personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën zyrtare, ku kishte kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në  cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së’ “, thuhet në njoftim e PSRK-së.

Nagip Krasniqi ishte arrestuar nga Prokuroria Speciale më 19 prill të këtij viti. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohej se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Kurse në shtator ishte liruar nga paraburgimi, por iu ndalua t’i afrohej objektit të KEK-ut në 50 metra.

Ndërkohë, më 25 prill Bordi i KEK-ut e ka pezulluar nga detyra e kryeshefit të kësaj korporate.

Krasniqi, në letrën përshëndetëse ka thënë se “nuk ka arritur ta përmbush plotësisht objektivin e tij, porse ka lënë disa gjurmë të mira”.

“Ne nuk ia dolëm plotësisht në objektivin tonë përfundimtar. Ne humbëm disa beteja kyçe përgjatë rrugës, kemi humbur disa njerëz të mirë, dështuam të fitojmë…dhe këto janë disa nga shijet e mia të hidhura që i mora me vete. Por, ne lamë pas vete disa gjurmë të mira, dhe rrënjosëm thellë idenë dhe konceptin se ndryshimi dhe transformimi është i mundur. Po ashtu lamë prapa disa njerëz vërtetë të mrekullueshëm që do të vazhdojnë ndryshimit dhe përfundimisht do ta kompletojnë transformimin”, ka shkuar Krasniqi në “LinkedIn”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit