Saturday, July 26, 2025
spot_img

Detaje të reja nga Livoqi i Epërm – eshtrat e gjetura janë të vjetra, dyshohet për mbetje nga periudha e luftës

Pas gjetjes së eshtrave gjatë punimeve në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan, zhvillimet e fundit hedhin më shumë dritë mbi natyrën e mbetjeve të zbuluara.

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta, sot mëngjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) dhe zyrtarë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Pas ekzaminimit në terren, ekspertët kanë konstatuar se bëhet fjalë për mbetje eshtrash të vjetruara, për të cilat dyshohet se mund të jenë të lidhura me periudhën e luftës.

Me koordinim të autoriteteve, Drejtoria e Shërbimeve Publike kanë realizuar tërheqjen e eshtrave nga vendi i gjetjes.

Lidhur me këtë zhvillim, është kontaktuar Prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti t’i përcillet Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, ndërsa kjo njësi të grumbullojë raportin e plotë nga IML dhe raportin teknik nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, përfshirë edhe fotografitë që tregojnë vendndodhjen aktuale të mbetjeve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit