Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc në Komunën e Ranillugut, ku dy vajza kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, fillimisht ngjarja ishte raportuar si vetaksident, por hetimet kanë ngritur dyshime se bëhet fjalë për një aksident trafiku ku ishte i përfshirë edhe një kamion.
“Si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se nuk kemi të bëjmë me vet aksident por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit me targa vendore mashkull kosovar i vitit të lindjes 1970 si pasojë e kthimit të pasigurt ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës humbë kontrollin mbi mjet në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundon e rrokullisur jashtë rrugës.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. Rrethanat e këtij aksidenti të trafikut janë duke vazhduar të hetohen nga hetues policor të aksidenteve në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Më poshtë është video e si ka ndodhur aksidenti në fjalë: