Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas zjarrit që përfshiu mëngjesin e djeshëm në fabrikë në Rahovec.
Policia ka bërë me dije se fabrika ka prodhuar qese të plastikës, thasë të mbeturinave, lugë dhe pirunë të plastikës.
Nuk ka pasur të lënduar nga zjarri, derisa nuk dihet as vlera e dëmit.
Raportohet se një fabrikë ishte përfshirë nga zjarri. Fabrika e cila kishte prodhuar: Qese të plastikës, thasë të mbeturinave, lugë , pirunë të plastikës. Në vendin e ngjarjes njësiti i zjarrfikësve ka bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri nuk dihet. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim.