spot_img
spot_img
Friday, January 24, 2025
spot_img
spot_img

Detaje nga vrasja e Lulzim Vishës, një banor i zonës lajmëroi policinë; dyshohet se 48-vjeçari u nxorr në pritë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz, ku u gjet i pajetë brenda makinës së tij 48-vjeçari Lulzim Visha.

Mësohet se ai punonte si postier dhe është gjetur i vrarë brenda makinës së kompanisë së postës private ku punonte. Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës i cili ka telefonuar policinë. Grupi hetimor ende nuk e di orën me saktësi kur ka ndodhur krimi.

Dyshohet që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë. Nga dëshmitë paraprake që janë marrë në vendngjarje, banorët kanë thënë se nuk kanë dëgjuar të shtëna, kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me pistoletë me silenciator.

spot_img

Gjithashtu bëhet me dije se në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit