spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Detaje nga vetaksidenti në Kaçanik ku vdiq 22-vjeçarja duke rënë 32 metra nën rrugë (VIDEO)

22-vjeçarja Laurina Kuqi, nga fshati Kotlinë e Kaçanikut, ka vdekur mëngjesin e së premtes si pasojë e një vetaksidenti, në vendin e njohur si “Kulla me Çezmë”.

E ndjera ishte duke shkuar nga shtëpia në punë dhe kishte rënë me veturë nga një lartësi në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Vdekja e saj u konstatua në vendin e ngjarjes.

Vetaksidenti tragjik i cili po vazhdon të hetohet nga policia, po thuhet se ndodhi si pasojë e mospërshtatjes me kushtet e rrugës.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Pikërisht në këtë zonë vite më parë, 2 zyrtarë policorë patën dalë nga rruga me veturë duke rënë poshtë, trupat e të cilëve u patën gjetur disa ditë më pas.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit