Tuesday, July 22, 2025
spot_img

Detaje nga shpërthimi i veturës së U.D drejtorit të QKUK-së

Një incident i papritur ka ndodhur sot në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, ka shpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur gjatë përgatitjeve për fillimin e mbledhjes së Bordit Drejtues të ShSKUK-së, e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore.

Dëmtimi i veturës ka ndodhur nën rrethana ende të panjohura dhe ka shkaktuar shqetësim për sigurinë në këtë ambient.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar apo vetura të tjera të dëmtuara.

“Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.

Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së. Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit