spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Detaje nga rasti ku një grua vrau mbrëmë kunatin e saj në Prishtinë

Mbrëmjen e së martës “Kodra e Trimave”  u trondit nga ngjarje e rëndë.

Kjo pasi që një grua e moshës 55 vjeçare vrau me armë zjarri kunatin e saj 60 vjeçar GJ.M.

E të mërkurën familjarët hapën dyert për të pame.

Detaje për rastin kanë dhënë Policia e Kosovës të cilët në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën është kryer vrasja, municion e prova tjera materiale për hetim.

“Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës mashkull kosovar si dhe janë gjetur 10 gëzhoja dhe katër predha. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, një karikator me 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, po ashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe 27 fishekë që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Laureta Ulaj zëdhënëse në Prokurorinë Themelore ka thënë për televizionin se e dyshuara për kryerjen e këtij akti, tashmë është ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë, ndërkaq sipas ligjit pritet të caktohet edhe masa për paraburgim.

“ Nga hetimet preliminare dyshohet se një person femër ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me c’rast e ka privuar nga jeta, dhe më pas është vetëdoruëzuar në stacionin policor. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar obduksionit deri sa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 24 orësh për veprën penale “vrasje e rëndë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Mirlinda Gashi  nga Gjykata Themelore ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarës është caktuar masa e paraburgimit.

Televizioni ka mësuar përmes burimeve se rasti ndërlidhet me disa probleme familjare të mëhershme.

I ndjeri është varrosur të mërkurën pasdite, e të pamet për të i ka hapur familja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit