Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq është arrestuar sot sërish dhe është shoqëruar në stacionin policor verior në Mitrovicë.
Arsenijeviq u prangos për prishje të rendit dhe qetësisë publike, teksa ministrat e qeverisë Kurti shkuan sot atje.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Veton Elshani nga Policia Rajonale në Veri.
Arsenijeviq është liruar pasi është gjobitur.
“Në Veri, për indinjatën tonë – unë dhe disa qytetarë – unë me këtë bilbil që dukshëm i shqetëson, tre policë m’u afruan menjëherë dhe u përpoqën të më nënshtrojnë. Jam larguar i qetë, më kanë arrestuar dhe më kanë shkruar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, për të cilën do të ankohemi dhe nuk do ta paguajmë sepse nuk ka bazë”, tha ai.