spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Detaje nga aksidenti tragjik në Klinë, si mbeti i ngujuar 60 vjeçari në veturë

Të shtunën pasdite, një person humbi jetën si shkak i një aksidenti në rrugën që lidhë fshatrat Përçevë-Gllarëve të komunës së Klinës. Nga kjo goditje, një 60 vjeçar mbeti i ngujuar në veturën e tij dhe bashkë me të u përfshi nga zjarri. Sipas zjarrfikësve kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes gjithçka ka qenë e përfunduar.

Zjarri që u përhap nga kjo goditje bëri shkrumb e hi gjithçka.

Si shkak i këtyre flakëve, në këtë rrugë që lidhë fshatrat Përçevë dhe Gllarevë të  Klinës të shtunën mbeti i vdekur edhe shoferi i mercedesit, Shefqet Veselaj i cili mbeti i ngujuar në veturën e tij.

E kur arritën zjarrfikësit në vendin ngjarjes gjithçka për ta kishte përfunduar.

“Në momentin që kanë shku dmth ekipi në vend të ngjarjes, gjithçka gati ka qenë e përfunduar, pasi që është pak largësia e madhe dhe sipas dëshmitarëve aty krejt ka ndodh brenda rreth 3-4 minutave që ka përfundua gjithçka. Ekipi kur ka shku në vend ngjarje ka pa që një person ka mbetur i ngujuar brenda në veturë dhe ka qenë i djegur dhe kështu që unë në këto momente iu shprehi ngushëllime familjes”, tha Izet Haxhaj, udhëheqës i ndërrimit të zjarrfikësve në Klinë.

Haxhaj tregon se intervenimi nga zjarrfikësit ka ndodhë për rreth 20 minuta për këto arsye.

“Pak vështirësitë kanë qenë në komunikacion pasi dihet që tash është ngarkesa e madhe në komunikacion mirëpo ia kemi dalë që të shkojmë në vend të ngjarjes, ku dihet se largësia është diku 17-18 km për në vendin e ngjarjes prej zjarrfikësve”, tregon ai.

Për këtë aksident me fatalitet u arrestua shoferi i minibusit.

“Menjëherë kane dale njësite relevante ne vendin e ngjarjes policore bashke me prokurorin e shtetit, është ndalu një person për 48 ore nen dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm me pasoja fatale”, trupi i viktimës është dërguar për obduksion ne Mjekësinë ligjore”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

Të dielën nuk munguan edhe thirrjet për ulje të shpejtësisë nga vozitësit në këtë zonë.

60 vjeçari u varros të dielën në vendlindjen e tij në Gllarëve të Klinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit