Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të enjte, ku një shtetase e huaj është gjetur e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira.
Sipas mediave shqiptare, ajo kishte marrë me qira për 10 ditë banesën së bashku me një burrë.
Dyshohet se shtetasja e huaj, është vrarë disa ditë më parë në banesë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 12:55, në rrugën “Gjon Muzaka”, është gjetur pa shenja jete në banesën që kishte marrë me qira, një shtetase (dyshohet e huaj), rreth 30 vjeçe.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit janë konstatuar plagë që dyshohet se janë shkaktuar me mjet prerës.
Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje, sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.