Gazeta raportoi për një incident me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në fshatin Haxhaj në Rugovë të Pejës, ku një person është plagosur me armë zjarri.
Rasti po dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht, ndërsa tashmë Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për t’i zbardhur rrethanat.
Viktima është 25-vjeçari Ardit Elezaj, i cili sipas informacioneve të para, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, rreth orës 02:00 të mëngjesit.
I riu që u plagos është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit të Pejës e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Personi që dyshohet se ka kryer veprën është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, e po ashtu edhe dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Lidhur me rastin, Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore.