spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se e dhunoi 20-vjeçaren para një jave në Ferizaj

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Këtë herë, viktimë është një 20-vjeçare, e cila ka raportuar se më 12 gusht është dhunuar nga një person, për të cilin s’kishte shumë informacione.

Gazeta mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, një person me emrin ‘Halil’ është përmendur si i dyshuari që e ka keqtrajtuar seksualisht.

Si rezultat i denoncimit, Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta zbuluar identitetin e plotë të personit të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa Hetimet Rajonale po hetojnë rastin dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit