Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Dështimi i 20-të për zgjedhjen e kryekuvendares – bie në sy gjesti ngushëllues i Hekuran Murati ndaj Albulena Haxhiut/FOTO

Për herë të 20-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke dështuar sërish në zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.

Në votimin e sotëm, 53 deputetë votuan pro kandidaturës së saj, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Megjithatë, mungesa e kuorumit të nevojshëm e bëri të pamundur miratimin e saj në këtë pozitë.

Pas mbylljes së seancës nga kryesuesi, i cili njoftoi se seanca e radhës do të mbahet më 25 maj, një moment ra në sy.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u ndal në sallë për të pritur dhe ngushëlluar Albulena Haxhiun për dështimin e radhës. Ata u panë duke shtrënguar dorën, ndërkohë që në krah të tyre ndodhej edhe lideri i partisë, Albin Kurti.

Ky gjest i Muratit u interpretua si një akt ngushëllimi ndaj Haxhiut, e cila asesi nuk po arrin t’i sigurojë votat për marrjen e drejtimit të Kuvendit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit