Thursday, July 24, 2025
spot_img

Dështimet e seancave/ Aliçkaj “godet” opozitën: Po presin Grenellin, por as ai nuk i shpëton dot!

Veprimatri Agimi Aliçkaj, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë së një koalicioni mes opozitës dhe Listës Serbe, duke e cilësuar një veprim të tillë si bashkëpunim me armikun dhe tradhti ndaj kombit.

Ai e krahason situatën me dramën “Duke e pritur Godonë”, duke thënë se opozita po pret Grenellin, i cili, sipas tij, u jep premtime boshe si serbëve ashtu edhe shqiptarëve.

“Pas këtij akti nuk ka kthim mbrapa. Populli ju ndalon dhe ju dënon – as Godot e as Grenelli nuk mund t’ju shpëtojnë,” shkruan ai.

Postimi i plotë:

WAITING FOR GODOT!

Apo,

Po e presin Grenellin i cili i kënaqë me premtime të kota edhe serbët edhe shqiptarët!

Por, le ta din mirë opozita. Nëse bëjnë koalicion me organizatën armiqësore “lista srpska” do të bëhen bashkëpuntorë të armikut, do ta shpallin veten TRADHËTARË TË KOMBIT, dhe do ta zëjnë vendin e parë në murin e turpit të kombit shqiptar.

Ndaluni sa nuk është vonë, se çdo gjë e ka kufirin e vet. Pas tentimit të koalicionit me “lista srpska”nuk ka kthim mbrapa.

Kjo nuk kalon. Populli ju ndalon dhe ju dënon.

As Godot/Grenelli nuk mund të ju shpëton. Nëse vjen!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit