Tuesday, April 1, 2025
spot_img

Dëshmia në Speciale: Pse qeshi Thaçi, kur u përgjigj gjyqtari

Naim Maloku insiston që UÇK-ja ishte ushtri vullnetare, e tillë u formua e në të kushdo hynte e dilte, po ashtu kur ia donte qejfi.

Për ta forcuar dëshminë në ditën e 3 në Hagë, mori një shembull.

Zgjoi reagimin e Jakup Krasniqit, jo kur tha se ishte zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm për dy muaj, por kur e kritikoi për detyrën si zëdhënës, pas 27 vjetësh.

U përmend edhe Rexhep Selimi.

10-shin e luftës, me nofkën Agroni, tash i akuzuar në Hagë, donte ta përfshinte me patjetër në diskutim gjyqtari Christoph Barthe.

Teksa pyeste Malokun për një Agron që e donte Lahi Brahimaj në krye të Zonës së Dukagjinit, reagoi avokati i Rexhep Selimit.

E Hashim Thaçi s’u përmbajt me ngërdheshje kur ia dëgjoi përgjigjen gjyqtarit.

Maloku mund të jetë dëshmitari i fundit publik i prokurorisë. 2 pas tij janë planifikuar të flasin në seanca private.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit