spot_img
Saturday, February 22, 2025
spot_img

“Dërgona Gentritin në Dardani…” – Detaje ekskluzive nga plagosja në Prishtinë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në lagjen “Dardania” në kryeqytet, ku për pasojë u plagos një person dhe si shkak i plagëve të marra po vazhdon trajtimin në QKUK.

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat e armës në Dardani të Prishtinës është Gentrit Ibrahimi.

Nga informacionet e para që i ka siguruar gazeta thuhet se personat e dyshuar thirrën në kompaninë e taksive ku punonte i plagosuri dhe kërkuan që në Dardani të shkonte Ibrahimi.

“Dërgona Gentritin në Dardani”, dyshohet të kenë thënë të dyshuarit e rastit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se nga të shtënat në lagjen Dardania një person ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Dardania në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit