Deputetja serbe, Rada Trajkoviq, thotë se Milan Radoiçiq po e vazhdon agresivitetin ndaj serbëve në Kosovë, dhe sipas saj paraqet rrezik për çdo qytetarë të përgjegjshëm.
“Fatkeqësisht, Radoiçiq duket se është një person i mbrojtur i dyshuar për organizimin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, ai pranoi përgjegjësinë për Banjskën dhe jeton dhe bën biznes lirisht në Serbi. Ai madje ka guximin të vazhdojë agresivitetin e tij ndaj serbëve që mendojnë ndryshe, përfshirë Rashiqin, i cili ka të drejtë të promovojë programin e tij dhe i cili nuk kërcënon askënd. Radoiçiq është kërcënim për të gjithë qytetarët e përgjegjshëm”, thotë politikania serbe.
Nenad Rashiq, deputeti serb ka siguruar një ulëse të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
Por, për këtë rezultat, Ministria për Komunitete dhe Kthim thotë se është ballafaquar me kërcënime nga ish-nënkryetari i partisë më të madhe të serbevë në vend, Millan Radoiçiq.
E këto shqetësime që i mori ky i Rashiqi nga ky i fundit i adresoi te kreu i shtetit, Albin Kurti.
I pari i ekzekutivit, Kurti tha se Rashiq, është kërcënuar nga kryeterroristi Radoiçiq dhe nga njerëz të afërt të tij, me të vetmin qëllim, për t’ia dëmtuar reputacionin tek votuesit serbë.
Edhe Rashiqi adresoi akuza të rënda në drejtime të Serbisë, ku ai akuzoi qeverinë e Vuçiqit për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre personale.
Kurse, politologu Ognjen Gogiq, thotë se Rashiq nuk ka ofruar dëshmi për kërcënimet që pretendon se i ka pranuar nga Milan Radoiçiq, megjithëse tregon se Rashiq ka qenë cak i sulmeve nga kundërshtarët politik si dhe mediet në Serbi.
“Deri më tani z.Rashiq nuk ka prezantuar asnjë provë ku tregon se ai është kërcënuar nga Milan Radoiçiq. Megjithatë ai për një kohë të gjatë ka qenë cak i medieve serbe dhe i zyrtarëve shtetëror serbë të cilët e kanë ofenduar rëndë duke e quajtur edhe tradhtarë. Ai sulmohet edhe për faktin se ka potencial për të qenë kundërshtar i Listës Serbe, siç edhe mund ta shihni ai siguroi një mandat në Kuvendin e Kosovës”, thotë ajo.