spot_img
Tuesday, February 25, 2025
spot_img

Deputetja e Nismës i reagon Lushtakut: Për fundin politik të Fatmir Limajt vendosim ne

Paralajmërimi i Sami Lushtakut për “fundin politik” të Fatmir Limajt, ka nxitur reagime në kampin e Nismës Socialdemokrate.

Arbëreshë Krasniqi, anëtare dhe deputete e ardhshme e Nismës Socialdemokrate, i ka thënë Lushtakut se për fundin politik të liderit të Nismës vendos vet partia.

Reagimi i Kransiqit vjen pasi Lushtaku paralajmëroi “fundin politik” të Fatmir Limajt nëse i bashkohet një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe veçanërisht ju votuesit e Nismës dhe të vizionit politik të Fatmir Limajt, Ju që, edhe kur të tjerët e dëshironin dhe punuan për fundin politik të Limajt, ne nuk lejuam, dhe për këtë pjesë prapë vendosim ne”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Rikthimi i Limajt në Kuvendin e Republikës së Kosovës disa eksponentëve politik iu ka dhimbur, por mos harroni…”, ka thënë Kransiqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit