spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Deputetja e AAK-së: Vendi të shkojë në zgjedhje në datën e kërkuar nga opozita

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se presidentja Osmani duhet ta qojë vendin në zgjedhje në datën e kërkuar nga opozita.

Ajo tha se partitë janë duke  e pritur vendimin e Osmanit, pasi i kanë prezantuar idetë e tyre.

“Osmani e ka obligim ligjor që t’i ftojë për përcaktimin e datës së zgjedhjeve. Opozita e ka dhënë një opsion për zgjedhje dhe po presim vendimin e Osmanit. Meqenëse shumica e partive kanë qenë për një datë mendoj që duhet të shkohet në zgjedhje në datën që është kërkuar”, deklaroi Kadrijaj.

Deputetja Kadrijaj thotë se AAK e ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit.

Ajo e ka vlerësuar si përformancë më të dobët që ka pasur Qeveria aktuale.

“E kemi kërkuar që Kurti të dorëhiqet, por s’ka pranuar se a do të ndodh kjo është vendim i Qeverisë. Ai ka thënë që s’ka arsye, por përformanca e kësaj qeverie është me e dobëta ndonjëherë pa asnjë transparencë”, potencoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit