spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Deputetja britanike bën krahasim domethënës të vizitës së Cameronit në Kosovë me atë të Macronit në Serbi

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd, me ç’rast Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

Lidhur me  vizitën e presidentit francez dhe shitjen e aeroplanëve luftarakë Serbisë, ka reaguar deputetja britanike Kearns përmes një postimi në “X”, duke e krahasuar atë me vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron në Kosovë.

“Lord Cameron në Kosovë në fillim të këtij viti, duke u zotuar për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar pas sulmit në Banjskë shtatorin e kaluar. Presidenti Macron në Beograd këtë javë, duke i shitur avionë luftarakë presidentit Vuçiq”.

Blerjen e aeroplanëve luftarakë nga Serbia e ka komentuar edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviq.

Ai ka thënë të premten se Serbia po armatoset ‘një luftë fiktive njëjavore’ – që sipas tij, nuk do të shpërthejë kurrë.

Me këtë frazë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai ka komentuar vendimin e Serbisë për të blerë 12 aeroplanë të rinj luftarakë francezë Rafale.

Serbia ka nënshkruar marrëveshje të enjten me kompaninë e Francës, Dassault Aviation, për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, u takuan të enjten në Beograd, ku nënshkruan memorandume dhe marrëveshje bashkëpunim.

Pas takimit, Vuçiq tha se Serbia do t’i zotërojë 12 avionë të rinj luftarakë dhe se kontrata për blerjen e tyre kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.

“Ky është lajm i madh për ne”, tha Vuçiq në një konferencë të përbashkët me Macronin.

Ai theksoi se Serbia do t’i paguajë dy këste prej 420 milionë eurove në vitet 2024 dhe 2025, por nuk tregoi se kur do të mbërrijnë avionët Rafale në Beograd.

Macroni tha se Bashkimi Evropian (BE) ka nevojë për “një Serbi të fortë dhe demokratike” dhe se vendimi i saj për të blerë avionë Rafale është një “zgjedhje strategjike dhe afatgjatë në këtë drejtim”.

“Vendi juaj ka një vend në Evropën tonë, në BE-në tonë”, tha Macron në konferencën për shtyp pas takimit.

Si Vuçiqi, ashtu edhe Macroni, paralajmëruan më herët para vizitës se njëra nga temat kryesore të takimit të tyre do të ishte blerja e avionëve luftarakë Rafale nga Serbia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit