Deputeti në Bern i cili vjen nga Kosova, Korab Rashiti ka bërë një analizë/krahasim mjaft interesant.
Ai ka analizuar një shportë të përzier në vlerë prej 50 euro/frang, duke treguar se sa TVSH paguhet për to në Kosovë e sa në Zvicërr.
Sipas analizës së tij, del se për këtë shportë, një zvicerran paguan mbi 40% më pak TVSH.
E plotë:
Për një shportë me vlerë 50 euro/CHF, ku 25 euro/CHF janë mallra të zakonshme dhe 25 euro/CHF ushqim në supermarket, një qytetar i Kosovës paguan 4,50 euro TVSH (18% për 25 euro + 8% për 25 euro), ndërsa një zviceran paguan 2,68 CHF TVSH (8,1% për 25 CHF + 2,6% për 25 CHF).
Një zviceran paguan rreth 40,4% më pak TVSH se një kosovar për këtë shportë të përzier.